Banori i Zhelinës humb jetën gjatë një aksidenti në rajonin e Shkupit

nga D. V.

Një 46-vjeçar nga Zhelina ka humbur jetën në aksidentin e ditës së djeshme në drejtim të fshatit Bllacë në Shkup, përcjell TV21. Sipas Policisë, ai humbi kontrollin e kamionit dhe doli nga rruga.

“Më datë 22.04.2025 në ora 17:30, në SPB-Shkup është raportuar se në rrugën lokale nga fshati Gornjanë, në drejtim të fshatit Bllacë, rajoni i Shkupit, kamioni i tipit Mercedes me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.Sh. (46) nga fshati Zhelinë, rajoni i Tetovës, kishte dalë nga rruga. B.Sh. nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa mjeku i Emergjencës e ka konstatuar vdekjen. Kontroll është kryer nga ekipi hetues pranë SPB-Shkup dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More