Barca dhe Atletiko në negociata të avancuara për shkëmbim senzacional

Një ndër ‘operacionet’ që mund të ndodh në verë është rikthimi i Antoan Grizmanit te Atletiko Madrid, që do ta dërgonte Saul Niguez te Barcelona. Marrëveshja është në negociata të avancuara dhe dy klubet janë të hapura që ta mbyllin marrëveshjen sa më parë të jetë e mundur.

 

Atleticos i duhet përforcim në sulm dhe rikthimi i francezit i konvenon më së shumti trajnerit Diego Simeone. Saul gjithashtu dëshiron largimin edhe pse ka oferta nga Liverpuli dhe Bajern Munihu, opsioni i Barcelonës e pëlqen më shumë, ngase do vazhdonte qëndrimin në La Liga dhe të ishte pranë familjes.

Barcelona prioritet e ka zbritjen e pagës dhe duan largimin e Grizmanit, në mënyrë që të garantojnë një mesfushor, ngase e kanë humbur Uajnalldumn, që iu bashkua PSZH. Në mënyrë që të rikthehet te “Los Rijoblancos”, sulmuesi duhet të zbres pagën. Sipas “Todo Fichajes”, ky shkëmbim i ‘çmendur’ mund të ndodh në javën e ardhshme.

Related posts

Tre gazetarë me Covid 19

Z H

Belgjikë-Itali, ora 21:00, finale e parakohshme në “Allianz Arena”

Z H

Kosova e fortë, por jo për Spanjën – mposhtemi me dy gola në “Fadil Vokrri’”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com