Agjencia Zhurnal.mk

Barca e ka gati ofertën e re për Ter Stegen, ndërsa portieri është i tunduar nga Bayerni

Barcelona dëshiron që Marc-Andre ter Stegen të mbetet portieri kryesor i skuadrës edhe në të ardhmen, mirëpo e ka të vështirë të arrijë marrëveshje me të.

Portieri gjerman, i cili është duke e rivalizuar Manuel Neuerin për portierin numër një të kombëtares, iu bashkua katalunasve në vitin 2014 nga Borussia Monchengladbachu.

Sipas gazetës spanjolle Sport, Barca i ka ofruar kontratë të re deri në vitin 2024, me përfitime prej 6.5 milionë eurosh në vit. Mirëpo, palët akoma nuk kanë arritur marrëveshje.

Në ndërkohë, 27-vjeçari është i tunduar që të kthehet në vendlindje, ku kërkohet nga gjiganti Bayern Munich.

Për më shumë, pandemia e coronavirusit ka bërë që gjithçka të ngecë, prandaj arritja e marrëveshjes do të vonohet akoma më shumë. /Telegrafi/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...