Sport

Barca raporton humbje prej 97 milionë eurosh dhe borxh prej 488 milionë eurosh

Zhurnal Ads

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Moix, të hënën i ka prezantuar detajet e llogarive të klubit që korrespondojnë me sezonin 2019/2020, i cili ishte shënuar me rënie ekonomike, si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Kriza ka shkaktuar humbje të mëdha te klubi katalunas, duke qenë se të ardhurat ishin shumë të vogla në krahasim me sezonet paraprake.

Në Spanjë janë regjistruara afro 800.000 raste me COVID-19 dhe 32.000 të vdekur, GDP negative pre 3 për qind (që nuk ka ndodhur që nga Lufta e Dytë Botërore) dhe rënie të turizmit prej 65 për qind.

E gjitha kjo ka ndikuar në aktivitetet e klubeve të futbollit, në këtë rast të Barcelonës. Blaugranët kanë fituar 192 milionë euro më pak sesa kishin buxhetuar. Klubi shpresonte të fitojë një miliard e 47 milionë euro, por ka fituar vetëm 855 milionë euro (pra, 192 milionë euro më pak).

Barca ka regjistruar humbje prej 97 milionë eurosh, ndërsa borxhi i klubit është 488 milionë euro (afro dyfishi i sezonit të kaluar). Për këtë arsye, drejtorët janë detyruara t’i ulin pagat për 42 milionë euro në total, si edhe kanë ndërmarrë masa të tjera duke i ulur shpenzimet për 30 milionë euro.

Ata kanë kalkuluar që buxheti për sezonin 2020/2021 të jetë 791 milionë euro, me kusht që të ndodhur disa rrethana optimiste, si kthimi i një pjese të tifozëve në stadiume në muajin nëntor (25 për qind e buxhetit) dhe mbushja e plotë e Camp Nou nga shkurti i vitit 2021.

Njëherësh, zëvendëspresidenti i Barcës ka bërë krahasime edhe me humbjet financiare të klubeve tjera të mëdha evropiane – Juventusi ka raportuar humbje prej 71 milionë euro, kurse Manchester Unitedi ka humbur 110 milionë euro në sezonin që lamë pas. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Reagimi i trajnerit të Dynamos pasi e kuptoi që Messi nuk do të luajë kundër ekipit të tij

XH,I

Shumë gjigantë të interesuar për sulmuesin e Villarrealit

XH,I

Mendoja se Ronaldo ishte më i miri në botë, por Messi më bëri të heq dorë nga futbolli – thotë Boateng

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...