Barca shpëton nga humbja, barazon në fund ndaj Granadas

Barcelona ka arritur të sigurojë një pikë të artë në barazimin (1-1) ndaj Granadas në Camp Nou, derisa në pjesën më të madhe të takimit ishte në disavantazhi.

Mjaftuan dy minuta lojë dhe Domingos Duarte shfrytëzoi asistimin nga Sergio Escudero që të shënonte me kokë nga afërsia.

Sergi Roberto e Ronald Araujo patën mundësitë tyre gjatë fraksionit të parë, derisa edhe për mysafirët rrezikoi Monchu.

(Foto: Twitter/Granada CF)

Katalunasit vazhduan me përpjekjen për të shënuar përmes Araujo, Memphis Depay e Luuk de Jong, që nuk arrinin ta fusnin topin në rrjetë.

Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Ronald Araujo ia doli ta barazonte rezultatin me një gol të shënuar me kokë (90′). 

Related posts

Mund t’ju ketë ikur, Danny Ings ka shënuar tashmë ‘golin e sezonit’ në Ligën Premier

D V

Zyrtare: Ozan Kabak kalon te Norwich City

D V

Cila skuadër është më e mirë, formacioni i Real Madridit me moshë mesatare 31 apo 21.6 vjet?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More