Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Barcelona dhe Juventusi në garë të nxehtë për “Pogban e ri”

Zhurnal Ads

Barcelona dhe Juventusi pritet të futen në një betejë të nxehtë jashtë fushe, në tregun e transferimeve, gjatë afatit kalimtar të dimrit sepse të dyja e synojnë talentin holandez, Ryan Gravenberch, i cili është kopje e Paul Pogbas së Manchester Unitedit.

Juventusi dhe Barcelona nuk do të luftojë vetëm për pikë të mërkurën në Ligën e Kampionëve, por edhe për një futbollist të vlerësuar lart.

Sipas Mundo Deportivos, gazetës katalonase që ka lidhje të ngushta me Barçën, drejtuesit e klubit e pëlqejnë shumë dhe e vlerësojnë lart mesfushorin holandez Gravenberch.

Ai është vetëm 18-vjeçar dhe është 1.90 i gjatë.

Ai nuk duket të kushtojë më shumë se 20 apo 25 milionë euro dhe do të bëhej holandezi i tretë që i bashkohet Barcelonës pas Frenkie de Jong dhe Sergino Dest në vitet e fundit.

Por gjiganti katalonas do të përballet me konkurrencë të fortë nga Juventusi dhe duke parë që 18-vjeçari përfaqësohet nga menaxheri Mino Raiola, kampioni mund të ketë përparësi për shkak të marrëdhënieve të mira që i ka me këtë të fundit.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

S’ka shpëtim, Hysaj do të largohet nga Napoli

E.E.

Presidenti i Napolit kërkon të shtyhet finalja e Superkupës së Italisë me Juventusin

Z H

Alexander-Arnold i kundërpërgjigjet Mourinhos

E.E.

Juventus gjen marrëveshjen për transferimin e Reynolds

E.E.

Artmotion, platforma vendore e cila sjell “Dimension Tjetër”

S.B.

Drilon Lleshi zgjidhet kryetar i Federatës së Kajakut në Maqedoninë e Veriut

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...