Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

nga D V

Barcelona kanë besim se ata do të jenë në gjendje të rikthehen tek limiti i pagave këtë vit, gjë e cila do i lejojë ata të transferojnë lojtarë të rinj pa kufizime.

Xavi Hernandez ka sinjalizuar për transferimin e një mesfushori defanziv duke e cilësuar Oriol Romeun si gabimin më të madh të këtij sezonit.

Gazeta katalanase Sport ka raportuar se Barcelona beson se do të nënshkruajnë me lojtarin e duhur për atë pozitë, me Joshua Kimmich i cili është favoriti kryesor teksa thuhet që blaugranasit kanë zhvilluar bisedime me të.

Një tjetër lojtar i cili mund të konsiderohet nga blaugranasit është Martin Zubimendi i cili është njëri ndër lojtarët e preferuar të Xavit, por që transferimi i tij po shihet si i pamundur.

Kjo për shkak të dëshirës së lojtarit për të vazhduar edhe më tutje si lojtar i Sociedadit si dhe për faktin se Barcelona nuk i ka mjetet e duhura për të paguar klauzolën e tij të lirimit (60 milionë euro).

Sidoqoftë, këto plane do të mbesin në ajër, në rast se Xavi shkarkohet nga Barcelona. Një pjesë e dëshirës së Kimmich për të nënshkruar për Barcelonën i atribuohet Xavit, i cili ka biseduar me gjermanin në disa raste.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në vazhdim, por që transferimi i mundshëm i Kimmich në Spanjë, mund të lidhet me të ardhmen e Xavit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More