Barcelona e gjen në Ligën Premier zëvendësuesin ideal të Lewandowskit

nga D V

Barcelona tashmë ka filluar kërkimet për të gjetur pasuesin e Robert Lewandowskit dhe ideja është që ky lojtar të transferohet brenda 1-2 viteve të ardhshme.

Vera e ardhshme do të jetë mundësia e parë që dikush të transferohet dhe më këtë në mendje, drejtori sportiv Deco tashmë ka përpiluar një listë të objektivave.

Sipas raportimeve nga Anglia, një prej lojtarëve për të cilin Barcelona ka shprehur interesim është edhe Alexander Isak.

Reprezentuesi suedez besohet se ka kërkuar largimin nga Newcastle United në fund të këtij sezoni andaj po shihet si një mundësi e mirë për ta transferuar në La Liga.

Sidoqoftë, kjo nuk do të jetë fare e lehtë për blaugranasit, pasi për shërbimet e tij interesim tash e sa kohë ka shprehur edhe Arsenali.

Do të jetë interesante për të parë se për kë do të vendosin drejtuesit e klubit, por duke marrë parasysh formën e lartë të polakut këtë sezon, do të ishte befasi nëse sezonin tjetër blaugranasit do ta nisnin me dikë tjetër në sulm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More