Agjencia Zhurnal.mk

Barcelona i jep dritën e gjelbër Juventusit për Arthurin

Barcelona ia ka dhënë aprovimin Juventusit për t’i filluar negociatat me mesfushorin Arthur, sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo.

23-vjeçari u transferua nga Gremio për 31 milionë euro në verën e vitit 2018 dhe deri më tani këtë sezon i ka bërë 28 paraqitje në të gjitha garat, në të cilat ka kontribuar me katër gola dhe katër asiste, transmeton Gazeta Express.

Ai ka qenë që një kohë të gjatë i dëshiruara nga Juventusi, përderisa klubi italian besohej se është i gatshëm të bëjë ofertë për të për shkëmbim me qendërmbrojtësin Matthijs de Ligt.

Megjithatë, mediumet spanjolle raportonin se mesfushori nuk dëshironte të largohej nga Camp Nou dhe veçanërisht nuk e donte transferimin në Juventus.

Tani, Mundo Deportivo shkruan se Barcelona e ka bërë një tentim për ta mundësuar procesin e transferimit të Arthurit gjatë këtij afati kalimtar të verës, duke ia lejuar bardhezinjve të flasin drejtpërdrejt me brazilianin.

Kjo lëvizje e Barcelonës e tregon një bashkëpunim të mirë mes dy klubeve, që bën që gjiganti italian tani të jetë favorit për transferimin e Arthurit para Interit dhe Tottenhamit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...