Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Barcelona interesohet për Wernerin

Sulmuesi gjerman Timo Werner mund të largohet nga Chelsea këtë verë për të vazhduar karrierën në La Liga.

Mediumet spanjolle kanë raportuar të mërkurën se Barcelona ka shprehur interesim për sulmuesin gjerman, i cili nuk ka arritur të adaptohet te Chelsea në sezonin e tij të parë në Angli.

Madje, thuhet se Barça është e gatshme të paguajë 50 milionë euro për shërbimet e Wernerit që është i gatshëm të largohet nga ekipi londinez. Werner në verën e shkuar iu bashkua Chelseat nga Leipzigu për 64 milionë euro dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në verën e vitit 2025.

Sulmuesi 25-vjeçar këtë edicion ka dhjetë gola e po aq asistime në 39 ndeshje për skuadrën e Chelseat në të gjitha gara.

Postime të ngjashme

Austri – Maqedoni e Veriut, formacionet e mundshme

Dafina Vidishiqi

Joao Cancelo pozitiv me COVID-19

Dafina Vidishiqi

Arsenal në bisedime me Fekir

Dafina Vidishiqi

Eriksen mesazh bashkëlojtarëve te Interi: Jam mirë, shpresoj të kthehem së shpejti

Dafina Vidishiqi

Ditë historike për Maqedoninë e Veriut, Bardhi me shokë sot zhvillojnë ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian

Dafina Vidishiqi

Dalic: Pres një ndeshje të vështirë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...