Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Barcelona ka marrëveshje me Depayn, por transferimi i holandezin në Camp Nou mund të dështoj

Memphis Depay mund të quhet si futbollist i ri i Barcelonës, edhe pse ende nuk ka ardhur zyrtarizimi.

Sulmuesi holandez do të largohet në fund të sezonit nga Lyoni, pasi do t’i skadojë kontrata me gjigantin francez.

Mundo Deportivo ka raportuar se Barcelona ka disa javë që ka arritur marrëveshjen personale me lojtarin, por që ende nuk ka ardhur zyrtarizimi.

Gjithsesi sipas mediumit katalunas kjo marrëveshje mund të prishet, pasi drejtuesit e Barcelonës ende nuk e kanë konfirmuar për edicionin e ri trajnerin holandez Ronald Koeman.

Depay ka pranuar të bashkohet me katalunasit vetëm nëse trajner do të jetë bashkëkombësi i tij, në të kundërtën marrëveshja mes palëve do të prishet.

Lajmet e fundit që kanë ardhur nga Spanja raportojnë se presidenti Joan Laporta nuk është i kënaqur me trajnerin Koeman pas rezultateve të fundit të Barcelonës.

Gjithsesi numri një i gjigantit katalunas do të ketë një takim me Koeman për të diskutuar rreth të ardhmes së tij.

Në rast se Koeman konfirmohet në krye të Barcelonës për edicionin 2021/22, atëherë pritet të zyrtarizohet Depay si përforcimi i parë i gjigantit katalunas.

Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë sulmuesi holandez do të shikojë tjera opsione, ku pëlqehet shumë nga Roma, Milan, Juventus dhe Borussia Dortmund.

27-vjeçari këtë edicion ka kaluar nëpër një formë fantastike, ku në 38 ndeshje zyrtare ka shënuar 21 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë.

Postime të ngjashme

Mancini: Zvicra ekip i fortë, na duhet ndeshje perfektë për ta mposhtur

Dafina Vidishiqi

Pogba shpallet lojtari i ndeshjes, Francë – Gjermani

Dafina Vidishiqi

Franca fiton ‘Klasiken e Evropës’, mposht minimalisht Gjermaninë

Dafina Vidishiqi

Xherdan Shaqiri flet për ndeshjen me Italinë: Nuk kanë pranuar gol në nëntë ndeshje, por edhe në sulm janë të jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

Rudiger si Suarez, kafshon Pogban

Dafina Vidishiqi

Pjesa e parë, Francë 1-0 Gjermani: Vendos autogoli i Hummels

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...