Barcelona po kërkon të nënshkruajë me një mbrojtës të ri qendror, i cili do t’ia lehtësonte punën skuadrës për një kohë të gjatë.
Ndërkohë mediat italiane po raportojnë se drejtuesit e klubit nga Camp Nou e kanë gjetur te Interi përforcimin e tyre të ri.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e Interit, Alessandro Bastoni i cili duket se po pëlqehet shumë nga Barcelona, e cila dëshiron ta transferojë në Camp Nou.
Sipas Calciomercato, Barcelona i ka vënë syrin 21-vjeçarit italian, Bastoni dhe është e interesuar të nënshkruajë me të gjatë verës.
Sidoqoftë, një gjë e tillë nuk është kaq e lehtë pasi Interi ngurron ta lërë lojtarin të largohet pasi është një titullar i padiskutueshëm dhe ka rritur shumë nivelin këtë sezon.
Në rast largimi, Interi do të kërkonte të paktën dyfishin e 30 milionë eurove që ata paguan te Atalanta për Bastonin tre vite më parë.