Barcelona përgatitet ta shesë Umtitin

Barcelona është duke tentuar që me çdo kusht ta shesë Samuel Umtitin në afatin kalimtar të janarit.

 

Skuadra katalunase nuk llogaritë në 27-vjeçarin prej kohësh, andaj shitja e tij është e paevitueshme.

Ronald Koeman e ka njoftuar lojtarin që të gjejë një skuadër të re edhe në afatin kalimtar veror, mirëpo ky i fundit nuk dëshironte të largohej nga Camp Nou.

Madje, Umtiti kishte bërë të ditur se nëse do largohej nga Barcelona, do e bënte vetëm për ndonjë skuadër të madhe.

Por, asnjë ofertë për të nuk arriti për gjatë verë, duke bërë që ai të fillonte këtë edicion me katalunasit.

Umtiti pranoi që paga e tij të ulej shkaku i krizës së shkaktuar nga pandemia me coronavirus, mirëpo as ky veprim si ka ndryshuar mendje Barcelonës. 

Related posts

Fjalët e para të Gianluigi Donnarumma si lojtar i PSG-së

D V

James Rodriguez shumë afër kalimit në Milan për vetëm 10milion

Z H

Zidane duhet të presë, Deschamps te Franca edhe në Kupën e Botës 2022

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More