Super-ndeshja e javës së 16 në Serie A, Milan-Juventus, do të luhet.
Pas lajmeve se ndeshja mund të anullohej nëse mes futbollistëve juventinë do të kishte të tjerë pozitivë me Covid-19, pas Juan Cuadrado dhe Alex Sandro, rezultatet e tamponëve të kryer mëngjesin e sotëm i ka nxjerrë të gjithë negativë, raportojnë mediat italiane.
Pak pas orës 11:00, Cristiano Ronaldo dhe pjesa tjetër e ekipit janë nisur drejt Milanos.
“Duam një natë të madhe në Milano”, shkruan Juventus në rrjetet sociale, citon Ora News.
Milan-Juventus luhet sot në ora 20:45.