Bardhi akuzon presidentin Begaj: Vjen në Kuvend dhe kërkon para për kolltuk dhe makina luksi

nga D V

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi ashpër Presidentin Bajram Begaj, duke theksuar se, në vend që të ngrihet në lartësinë e detyrës, ai vjen në Kuvend dhe kërkon para për kolltuk dhe makina luksi.

Bardhi tha se opozita respekton institucionin e presidentit, por kurrsesi nuk mund të anashkalohet fakti se ai është kthyer në “drejtues politik i fushatës së Edi Ramës”. Gazment Bardhi i kërkoi mazhorancës të mos e keqpërdorë presidentin si leckë.

“Presidenti është në detyrë për rehati. Kërkon makina komode, kërkon zyra të mëdha, çfarë nuk kërkon. Shpresojmë të mos kërkojë të hapë ndonjë sallon bukurie në Presidencë. I kemi dhënë fonde në vazhdimësi. Por kam qenë shpesh në Presidencë dhe, për ta thënë të drejtën, godina është mirë. Ky është presidenti i parë që kërkon kolltuk, automjete, e ku di unë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More