Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me drejtorin për Europën të IRI, Paul McCarthy, të cilin e cilëson “një mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve”.
Sipas Bardhit, Instituti Republikan Amerikan ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e shumë çështjeve në vendin tonë, që synojnë forcimin e demokracisë dhe llogaridhënies.
“Mirënjohje për angazhimin prej vitesh të IRI në Shqipëri dhe mbështetjes që vazhdimisht ka dhënë edhe për procese brenda Partisë Demokratike”, shkruan Bardhi.