Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar në Kongres me kongresmenët David Valadao, Robert Aderholt dhe Pete Sessions.
“Interesi i tyre mbi zhvillimet në Shqipëri, është prova më e madhe e miqësisë së ngushtë midis dy vendeve tona”, shkruan Bardhi në një postim në rrjetet sociale.
Bardhi nënvizoi më tej se “bashkëpunimi me aleatët tanë strategjikë është thelbësor për forcimin e demokracisë, institucioneve dhe integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”.