Baresi për grupin e vështirë të Milanit: Lojtarët nuk duhet ta harrojnë historinë – grup i vështirë, por ta shijojnë futbollin

Legjenda e Milanit, Franco Baresi, ka thënë  se Rossonerët nuk mund ta harrojnë ‘historinë’ e tyre në Ligën e Kampionëve, pasi ata kanë rënë në një grup të vështirë me kundërshtarë si Atletico Madrid, FC Porto dhe Liverpool.

 

Kuqezinjtë janë kthyer në garën prestigjioz pas tetë vjetësh mungesë.

“Është e qartë, duke filluar nga vazo e katërt, ne duhet të kishim fat të kishim një grup më të thjeshtë”.

“Është shumë e vështirë, por mendoj se Milani nuk duhet ta harrojë kurrë historinë që ka”.

“Ne jemi kthyer në Ligën e Kampionëve dhe do t’i luajmë ndeshjet me entuziazëm të madh. Është një grup i shkëlqyeshëm, por ne duhet ta shijojmë këtë moment”.

“Djemtë dhe ekipi duan të bëjnë mirë. Atletico është gjithmonë e vështirë të mposhtet, Porto është e fortë, dhe Liverpooli është i fortë dhe ka cilësi”.

“Milani tregoi futboll të bukur dhe proaktiv, ne nuk duhet të humbim bindjet tona”, ka thënë Baresi për Sky Sport Italia.

Related posts

Williane refuzon një ofertë jashtëse nga Arabia Saudite

D V

Destan Adili stërvitje me legjendat (Video)

A.S.

Sky Sports: PSG ka refuzuar deri në 220 milionë euro për Mbappen nga Real Madridi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com