Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Bartomeu: Unë dhe bordi im jemi të lumtur që dhamë dorëheqje

Zhurnal Ads

Josep Maria Bartomeu ka këmbëngulur se ai dhe drejtorët e bordit me kënaqësi e kanë marrë vendimin për të dhënë dorëheqje nga Barcelona.

Megjithëse një ditë më herët tha se nuk e ka ndërmend të largohet, Josep Maria Bartomeu dha dorëheqje nga posti i presidentit të Barcelonës të martën mbrëma, raporton Gazeta Express.

Bartomeu i prishi marrëdhëniet me kapitenin e klubit Lionel Messi dhe tifozët e klubit e kërkuan largimin e tij me ngulm.

Biznesmeni katalonas e kishte nisur karrierën si shef i Barcelonës në mënyrë spektakolare, pasi Barça e fitoi tripletën më 2015, në vitin e tij të parë në pozitë, por vitet e fundit kanë qenë shkatërruese për klubin në fushë dhe jashtë saj.

“Bordi dhe unë jemi të kënaqur me vendimin që e kemi marrë”, tha Bartomeu të martën në një konferencë për media.

Bartomeu e ndryshoi papritmas mendjen për të dhënë dorëheqje vetëm pasi qeveria katalonase e dha dritën jeshile për mbajtjen e mocionit të mosbesimit kundër tij.

Më shumë se 20.000 mijë anëtarë të klubit e kishin nënshkruar mocionin e mosbesimit kundër tij.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Mbrojtësi i Kroacisë del pozitiv për COVID-19 gjatë ndeshjet me Turqinë, zëvendësohet

E.E.

Daja: Derbi nuk parashikohet, duam fitore

Z H

Sot zhvillohen ndeshjet e treta në Ligën e Evropës – Milani dhe Arsenali kërkojnë fitoret e radhës

E.E.

Cuadrado shërohet nga COVID-19

Z H

Pirlo e kritikon Dybalan: Paulo nuk luajti mirë

E.E.

Berisha në formacionin e javës në Francë, me notë të njëjtë si Neymari

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...