Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Basha e Rama përplasen për inceneratorët

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri Rama janë përplasur në distancë për koncesionet e inceneratorëve në vend, që sipas liderit të opozitës janë një mafia e vërtetë që vjedh miliona euro.

Sot në konferencë për shtyp me gazetarët, Basha deklaroi se ‘mafia e plehrave’ drejtohet nga kryeministri e disa zyrtarë të lartë dhe po grabit miliona euro nga shqiptarët.

“E vetmja qeveri, se edhe ministri i inceneratorëve në Zimbabve, që vazhdon të vjuedhë në dritën për diell paratë e shqiptartëve në vend që tua çojë 110 mijë të papunëve.

Mafia e inceneratorëve ka në përbërje Edi Ramën, Arben Ahmetaj, Erion Veliajn, eksponentë të botës së krimit, Klodian Mërtiri…”-tha Basha.

Një kritikë të ashpër Basha hodhi dhe për prokurorët e SPAK, që sipas tij duhet të justifikojnë ekzistencën e tyre duke hetuar korrupsionin e dukshëm që është kryer me tenderat e koncesionet e inceneratorëve në Tiranë, Fier dhe Elbasan.

Basha: Justifikoni ekzistencën tuaj. Keni marrë miliona nga taksapaguesit shqiptarë e amerikanë.75 milionë euro të shqiptarëve janë përpirë në këto momente dhe Struktura e Posaçme nuk ka anti-Korrupsion nuk lëviz as gishtin. Nuk lëviz gishtin. Çfarë janë këta? Janë pazotë, janë të frikësuar? U çuan atje si ndër më të aftët e prokurorëve. Ju është dhënë mbrojtje special kundër mafias. Marrin rroga të majme, sot duhet të japin përgjegjësi ndaj shqiptarëve, ose të japin dorëheqjen të gjithë.

Kryeministri ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social, duke vënë në lojë Bashën. Rama shkruan se shqiptarët nuk janë budallenj të besojnë gënjeshtrat e Bashës dhe se ky i fundit do të mërzitet shumë ditën e zgjedhjeve, kur t’i humbë ato.

Rama: Po ç’është ajo sallë dasmash ku i bëke konferencat o Lulëzim?!Të ndoqa pak sot e u habita, qesharake shumë salla dhe ti si dhëndërr i inatosur që klithje pse po pastrohet Shqipëria nga plehrat! Po si mund të jesh kaq nostalgjik për plehrat që i bëre mal në Tiranë e ndote dynjanë!

Po si mund t’u thuash shqiptarëve që mafia po pastron Shqipërinë nga haletë gjigande në mes të qyteteve më të mëdha të vendit e nga helmet që pushtuan ajrin me dekada në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e gjetkë?! Po pse kështu do bëhesh KM ti o miku im Artist, me plehrat në gojë?!

E ke dëgjuar mirë nga unë, se ta kam thënë shpesh, shqiptarët s’janë budallenj, po ajo që s’kupton ti kur e thua këtë është se shqiptarët s’kthehen më tek plehrat o Lul!Sa më shumë do vuash në sytë e tyre duke qarë për plehrat që po pastrohen,aq më shumë do mërzitesh në 25 prill!

Basha i është kundërpërgjigjur Ramës, kësaj here në rrjetin social, duke e cilësuar si hajdutin e mafias së plehrave.

Basha: Dhimbjet e shqiptarëve që ke zhytur në skamje e nuk kanë mundësi as për ilaçe, shëndetësia në kolaps, ekonomia në krizë, zbrazja e vendit nga rinia për ty është dasëm o hajduti i mafias së plehrave. Pas çdo dhimbje dhe vuajtje të shqiptarëve qëndron një vjedhje e jotja.

Postime të ngjashme

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Çuçi: Prej dy ditësh ndodhem në Beirut, do e finalizojmë me sukses këtë operacion

T E

Programi politik i PD dhe aleatëve/ Yuri Kim takon Bashën: SHBA pret kandidatë të pastër nga partitë

S.B.

Një ditë pas marrëveshjes me PD, Bamir Topi jep dorëheqje e parevokueshme nga drejtimi i FRD-së

S.B.

Vaksinohen për COVID-19 bluzat e bardha në Berat, Rama: Pranvera, periudhë vaksinimi intensiv. Përfshijmë dhe ushtrinë dhe studentët e infermierisë

S.B.

“902 mijë zgjedhës me karta apo pasaporta të skaduara”/ KQZ: Të infektuarit aktiv me COVID mund të mbeten pa votuar

S.B.

‘Rinovoni kartat e identitetit’, apeli i Metës: Verifikoni ku e keni qendrën e votimit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...