Agjencia Zhurnal.mk

Basha: Ejani masivisht në protestë, unë do të jem me dy vajzat e mia

Tiranë, 21 qershor – Ditën e sotme në orën 20:00 pritet të fillojë protesta e rradhës e opozitës të bashkuar. Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka paralajmëruar një tubim paqësor ndërsa me anë të Facebook ka bërë thirrje që protestuesit të përfshihen masivisht.

“Dilni në protestë me familjen. Unë do të jem me gruan dhe dy vajzat e mia”, shkruan Basha.

Më tej ai shkruan i vendosur se zgjedhjet e qershorit nuk do të mbahen dhe ky proces nuk do njihet prej askujt.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

“Regjimi i Ramës ka mbaruar! Shqiptarë, mos dëgjoni veglat qorre të Ramës në Klan dhe TCH. Dilni në protestë me familjen. Unë do të jem me gruan dhe dy vajzat e mia.

Në 30 Qershor nuk ka zgjedhje! Procesi farsë nuk do të njihet nga askush.

Ejani masivisht në protestë!

Bota ka nevojë të shohë kontrastin midis bandës që është ekspozuar në sytë e të gjithë Perëndimit dhe një populli europian, që lufton për vlerat themelore europiane të zgjedhjeve të lira, të drejtesisë së pavarur dhe dhënies fund të pandëshkueshmërisë të kriminelëve dhe politikanëve të bërë njësh me krimin. #ShqipëriaSiEuropa #21Qershor”, shkruan Basha në postimin e tij.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...