Shqipëri

Basha: Gjendja e shëndetësisë dhe e ekonomisë kërkon masa urgjente sot më shumë se kurrë. Kostoja e paketës që propozojmë, 312 mln euro për 6 muaj

Zhurnal Ads

“Pritshmëria për një valë të dytë covid nuk është vetëm konstatim i ekspertëve por e ka paralajmëruar dhe OBSH dhe BE. Ajo që po themi është se ky alarm nuk mund të injorohet më”.

Kështu deklaroi sot kryedemokrati Lulzim Basha teksa propozoi një paketë me 5 shtylla për rimëkëmbjen e ekonomisë. Basha tha se kostoja e masave që PD propozon shkon në 312 mln euro për 6 muaj, duke nisur nga tetori dhe se këto para mund të gjenden nëse anulohen kontratat korruptive.

“Ajo që shohim është kontrast i thellë të sjelljes së qeverisë në dy muajt e parë të pandemisë dhe sjelljes së qeverisë sot.
Sot numri i infeksioneve është 5-6-7 herë më i lartë. Ku jemi, ku është paketa e tretë e trumbetuar me të madhe. Edhe sikur të mos kishte paralajmërime të qarta nga OBSH që do të përballemi me një valë të dytë, gjendja e shëndetësisë dhe e ekonomisë kërkon masa urgjente sot më shumë se kurrë. Sot më shumë se 3-4 muaj më parë. E mbani mend paketën që propozuam atëherë, kostoja e saj shkonte në 90 mln euro në muaj. Masat që propozojmë për 6 muajt e ardhshëm përllogariten në 52 mln euro në muaj. Efekti total, 312 mln euro në total për 6 muajt e ardhshëm duke filluar nga tetori. Kjo përbën 2.45 % të PBB të Shqipërisë. Nuk na çon tek vendet me paketën më ambicioze në rajon por na nxjerr nga niveli afrikan i shpenzimeve. 0.86 janë shpenzimet totale të qeverisë për t’u përballur me COVID-in. Ku do të gjenden këto para? Vetëm dje i kanë dhënë mafies së inceneratorëve 1 mln euro. Në total, milion euro në ditë, qindra miliona euro në muaj për kontrata korruptive. Të anulohen dhe gjithë këto para dalin e mjaftojnë për paketën që sapo thashë për të gjithë zërat”, deklaroi Basha.

Postime të ngjashme

U mbyt dje në rezervuar, polumbarët nxjerrin trupin e pajetë të adoleshentit

admin

Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin e veçantë të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2021”

admin

Reshje dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit në Shqipëri

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...