Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Basha: I njoh ndërkombëtarët, ja rruga që Shqipëria të anëtarësohet në BE

Kryedemokrati Lulzim Basha, i ftuar në studion e emisionit “Koha për t’u zgjuar”, në “News 24”, foli mbi librin e parë të tij, “Misioni im”, por edhe ecurinë e fushatës elektorale.

Basha tha se vendi ka nevojë për ndryshim dhe këtë nevojë ai thotë se e sheh çdo ditë nga kontaktet në terren.

Basha thekson se Shqipëria ka mbetur në vendnumëro në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, e shtoi se ai di se si mund të shkohet përpara në këtë proces, pasi nënvizoi se i njeh fare mirë ndërkombëtarët dhe mënyrën se si ata duan të bëhen gjërat.

Me disa nënvizime që krijojnë përshtypje që libri nuk është ky që është, aty ishin trajtuar disa momente interesante. Mua më ka bërë përshtypje nënvizimi që bëni ju përmes liderit që kërkon të bëj histori dhe liderit që kërkon të jetë në përditshmërinë e qytetarit.

Lulzim Basha: Libri do të ishte e mira të ishte pak më parë në duart e qytetarit. Për 30 vite politika ka zënë një vend në jetën e qytetarit, që nga koha që i kushtohet familjes, artit, çështjeve të tjera sociale. Është si teatër e jo shërbim. Misioni i politikës është që në mënyrë ty padukshme duhet të zgjidhë hallet e njerëzve. Ky është vizioni im në politikë. Unë kam pasur fatin të ekspozohesha në demokraci gjatë studimeve në Holandë. 25 prilli është një vendim jo për Bashën apo Ramën, por drejtimin që do të ecim, do të qëndrojmë në vendnumëro, apo do të zgjedhim për të rriturat e të ardhurave për familjen, siç është dhe punësimi. Zgjidhja është fare e thjeshtë do të mbetemi siç kemi mbetur për 8 vite me radhë, ku kryeministri në ikje apo dhjetëra shampanja për hapjen e negociatave dhe s’është bërë asgjë. Apo nga krahu tjetër mua, që dua të çoj përpara këtë proces, pasi i njoh ndërkombëtarët dhe nuk duan lajka, apo të shara, por shkohet me arritje. Kur arritëm kushtet për të hequr vizat, ne i kishim plotësuar kushtet. Tani për t’u integruar në BE, kemi 15 kushte, plotësohen, por nga një kryeministër i denjë dhe që ka lidhje. Anëtarësimi në BE do të sjellë rritje të standardit, prandaj anëtarësimi në BE është angazhimi im primar pas 25 prillit.

Në kontaktet që keni pasur pas fushatës e keni kuptuar që ka ardhur koha për këtë gjë?

Lulzim Basha: Shprehja që duroj më së shumti është nuk durohet më, boll më, thonë duhet ndryshim. Pyetja shtrohet kush do e sjellë ndryshimin, një person që ka pasur pushtet më së shumti, që pas kohës së Enver Hoxhës, i cili ndihmoi një grup të vogël njerëzish, largoi gjysmë milioni të rinj në emigracion. Një person që është provuar tetë vite dhe s’ka bërë asgjë, e tani vjen për të trokitur për herë të tretë. Tetë vite janë kohë e mjaftueshme për të treguar a je i aftë t’i shërbesh njerëzve apo jo. Rama e ka pasur këtë mundësi, por ka qëndruar në numëro. Ftesa për shqiptarët është që të mos ia hapin derën, e ti thonë boll më, të votojnë për PD dhe të mos e shpërdorojnë votën, sepse programi ynë është serioz dhe do të bëjë diferencën. Duhet të ecim përpara, duke çliruar pozitivitet dhe energji për biznesin e vogël, në mënyrë që kryefamiljarët shqiptar të kenë më shumë para në xhepat e tyre, sipërmarrësit më shumë kapital për të investuar dhe investitorët e huaj të kthejnë sytë nga Shqipëria. Vendi ka treguar, shqiptarët kanë treguar që me një qeverisje serioze mund të tejkalojnë vendet e Rajonit. Pra po të bëhemi bashkë jemi në gjendje të arrijmë të pamundurën. Thirrja që kam sot është për mijërat shqiptarë që mezi po e presin ndryshimin, por edhe ata që e kanë humbur shpresën, i them që s’është faji juaj që keni mbetur pa punë, por i një qeverie që ju ka lënë në harresë. Së bashku do e vendosim Shqipërinë në shinat e zhvillimit, në shinat e integrimit në BE.

Postime të ngjashme

Kakavija hapet për autobusët e udhëtarëve nga Shqipëria

Bekim Laçi

Wizz Air sjell avionin e pestë në Rinas: Nisin fluturimet direkte drejt Barcelonës dhe Köln

Bekim Laçi

Gazetarja greke e pyet për marrëdhëniet me Turqinë, Rama: Mos jeni xheloze?

Bekim Laçi

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri

Bekim Laçi

Rama në Shkup: Nuk jemi ne ata që dështuam, ky është mossukses i BE-së

Bekim Laçi

Flet çifti që u terrorizua nga pronarët e hotelit në Shqipëri

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...