Agjencia Zhurnal.mk

Basha i përgjigjet Ramës: Mjaft më me shfajësime, ti ke dështuar!

od 6 do 12 noemvri 2019

Tiranë, 21 tetor – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter” i përgjigjet Ramës, duke i thënë se ai tashmë ka dështuar dhe ka ardhur koha që të përballet me këto dështime.

“Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve zoti Rama! Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde.

Fakti është, Europa të ka refuzuar. Ti ke dështuar”, shkruan Basha.

Basha i drejtohet Ramës duke i thënë se Europa e ka refuzuar tanimë edhe shqiptarët do ta refuzojnë.

“Kujt do t’ia hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë? Kujt do t’ia hedhësh fajin për ekonominë e shkatërruar? Kujt do t’ia hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar?

Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua! Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar dhe shqiptarët do të refuzojnë”, ka shkruar Basha në Twitter.

XH.I

Lajmet e fundit