Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Basha: Jemi mirënjohës për sakrificën e mjekëve, ata janë heronjtë tanë

Pas lajmit për ndarjen nga jeta të mjekut anestezist Mihal Kërci, reagoi kryedemokrati Lulzim Basha. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehu ngushëllime dhe falenderoi mjekët për sakrificën që bëjnë në betejën me koronavirusin. Ai i quajti bluzat e bardha heronj.

“Me hidhërim të madh mësova për ndarjen nga jeta të mjekut Mihal Kërci. Ngushëllimet e mia shkojnë sot për familjen, miqtë dhe kolegët e profesor Mihalit. Kjo është një tjetër humbje e rëndë për të gjithë ne dhe personelin shëndetësor, që janë në vijën e parë të betejës për të shëruar të sëmurët me COVID-19, ndërsa vënë në rrezik jetët e tyre. Të gjjthë së bashku jemi përjetë mirënjohës për sakrificën sublime të mjekëve që humbën jetën në betejën për të shpëtuar jetë. Nderimi dhe respekti për sakrificën e tyre do të jetë bashkëshoqërues i përhershëm në kujtim të kësaj periudhe të vështirë që po kalojmë. Mjekë, infermierë, ndihmës-mjekë, teknikë, administratorë, vullnetarë, shoferë, roje, e shumë të tjerë – të rinj në profesion apo në pension – kanë vënë në rrezik dhe kanë humbur jetën gjatë këtyre muajve pandemie. Mirënjohje dhe falenderime për stafet tona mjekësore! Ata janë heronjtë tanë në vijën e parë të betejës me COVID!”

Mihal Kërci u nda nga jeta këtë të dielë, pasi kishte disa ditë i infektuar me koronavirus. Deri tani, 25 mjekë nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen.

Postime të ngjashme

Kush janë tre emigrantët në listat e PS, Rama zbulon qarqet ku do të kandidojnë

S.B.

Zgjedhjet e 25 prillit/ LSI dorëzon listat e kandidatëve në KQZ, Kryemadhi kryeson në Tiranë dhe Fier

S.B.

Rama prezanton programin e PS: Këtë dekadë, Shqipëria do të bëhet destinacioni më i kërkuar turistik në rajon!

S.B.

Rama: Nëse reformat do të ishin bërë 27 vite më parë, Shqipëria do të ishte më e pasur

S.B.

Gjuha shqipe e reciprociteti, mbi një marrëveshje me Turqinë

S.B.

Nasip Naço në listën e PS, deputeti Adnor Shameti tërhiqet nga kandidimi

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...