Shqipëri

Basha: Kjo qeveria ka dështuar

Zhurnal Ads

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha, këtë të enjte ka akuzuar qeverinë se me politikën e ndjekur ka bërë që Shqipëria të renditet si një ndër vendet më të korruptuara në Evropë.

Basha përmes një postimi në Twitter, ka publikuar raportin më të fundit të EuCham, që e rëndit vendin tonë mes tre vendeve të fundit për të bërë biznes.

Sipas kryedemokrati ky është një tregues që qeveria ka dështuara dhe kriza tashmë është shtrirë në çdo hallkë ekonomike.

Ndër të tjera ai thekson se me planin e PD-së që do të ketë taksën e sheshtë 9%,do të luftojmë konkurrencën e pandershme dhe korrupsionin, do ti japim frymëmarrje ekonomisë.

“Raporti i fundit i EuCham që e rendit ndër tre vendet e fundit në për të bërë biznes, konfirmon qartë se kjo qeveri ka dështuar: sot kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë. Me Ramën, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon,më pak tërheqëse për investime. Vendit sot i duhet një model i ri ekonomik, me taksa të ulëta,mbështetje për sipërmarrjen, stimulim për investimet dhe bizneset që hapin vende pune. Me planin tonë ne do të kemi taksën e sheshtë 9%,do të luftojmë konkurencën e pandershme dhe korrupsionin, do ti japim frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët”, shkruan Basha. E.S/abcnews.al

Postime të ngjashme

Zgjedhjet 2021 -“Shqipëria ka nevojë për qarkullim të elitave politike”

admin

“Nuk dorëzohemi deri në vdekje”/ Naftëtarët e Ballshit në ditën e 2 të grevës së urisë

admin

Pacienti me covid-19 tentoi vetëvrasjen, reagon QSUT: Ndodhet nën kujdesin e mjekëve…

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...