Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Basha: Koha nuk pret! Taksat e rritura kanë çuar biznesin në grahmat e fundit…

Zhurnal Ads

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se taksat e rritura kanë çuar biznesin në krizë. Teksa ka publikuar denoncimin e pronarit të një biznesi, kryedemokrati thotë se “bizneset në grahmat e fundit të mbijetesës kanë larguar mijëra punonjës”

Sipas tij zgjidhja për të shmangur humnerën është plani i PD. “Koha nuk pret!”, shkruan Lulzim Basha.

Denoncimi i Roland Hoxhës, publikuar nga Basha:

“Jam Rolandi dhe drejtoj këtë biznes prej 12 vitesh. E di shumë mirë, njoh edhe zonën edhe vështirësitë e punës ça do të thotë të çohesh në mëngjes deri në darkë, të privohesh nga koha që do harxhosh me fëmijët me çdo gjë. Biznesi bën një xhiro rreth 33 milionë. Shteti më kaloi me TVSH që paguaja rreth 1 milionë e 200 mijë lekë, domethënë që nuk ishin planifikuar fare këto lekë e me gjithë sigurimet këto lekë mund të shkojnë 6 milionë e gjysëm. Pret edhe taksë 5% tatim-fitimi. Këtë taksë paguan edhe ai që ndërton pallatet dhe kjo nuk më duket e drejtë. Përpos kësaj, vinë edhe zarfat e bashkisë që nuk po e kuptojmë fare. 75 mijë lekë taksa arsimi a taksë uji, unë se kam marrë vesh fare, herë pas here që na kanë rënduar pa masë. Unë e di shumë mirë ça do të thotë që të dalësh me 120 mijë lekë minus edhe të mbash një biznes për të mbijetuar, jo për të fituar se harroje fitimin”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Pipero e ‘dredh’ sërish: Maska duhet mbajtur edhe në ambiente të hapura

admin

“Transparenca e zgjedhjeve në LSI të jetë edhe në ato të 25 prillit!”- Flet Monika Kryemadhi: Pika kryesore e këtij procesi ishte….

S.B.

Kandidatët e BKH po mbikëqyren nga tre prokurorë të SPAK

admin

“Më thanë ‘ka dhe më keq’”! PD në banesën e rrënuar nga tërmeti, kryefamiljari: Tavani ka rënë komplet, duam ndihmë

admin

Reshje bore në Rrugën e Kombit, paralajmërohen shoferët

T E

Popullsia e Shqipërisë po tkurret më shumë se parashikimet pesimiste

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...