Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Basha mesazh urimi shqiptarëve për Vitin e Ri: 2021 viti i ndryshimit, ditë më të mira na presin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u kërkoi shqiptarëve në mesazhin e urimit për Vitin e Ri 2020 që të mendojnë se ditë më të mira na presin dhe të largojnë për disa çaste trishtimin e këtij viti, që lamë pas.

Ngjarjeve të papritura që solli ky vit që po lëmë pas, si pasojat që la tërmeti dhe pandemia, kreu i demokratëve thotë se “gjithsesi ka shpresë”.

“Shpresë dhe besim për një të ardhme më të mirë, të cilën e kemi vetë në dorë”.

“Unë jam plot besim që ndryshimi është i mundur dhe nuk do të ngelet vetëm shpresë”, – tha Basha, duke falënderuar së pari mjekët tanë dhe të gjithë punonjësit e shërbimit shëndetësor në këto ditë të vështirë që po kalon Shqipëria dhe gjithë njerëzimi.

Mesazhi që Basha iu drejtoi sot shqiptarëve

Të dashur bashkëqytetarë!

Viti që po lëmë pas ishte një vit i vështirë për gjithë botën, po akoma më i vështirë për Shqipërinë.

Kriza e pandemisë e pllakosi vendin tonë, në një kohë kur ekonomia ishte tashmë e gjunjëzuar dhe sistemin tonë shëndetësor e gjeti në pikë të hallit, si pasojë e mungesës së mbështetjes.

Shumë prej nesh humbën më të dashurit, familjarë dhe miq të çmuar prej koronavirusit, duke lënë pas një boshllëk të pazëvëndësueshëm. Ne i kujtojmë me dhimbje secilin prej tyre. Po ashtu përcjell ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e tyre.

Teksa i them këto fjalë, ka shumë familje që janë prekur rëndë nga pandemia, spitalet tona janë të mbingarkuara, punonjësit tanë shëndetësor janë duke punuar me mish e me shpirt për të shpëtuar jetë edhe pse në kushte shumë të vështira.

Mirënjohja jonë nga thellësia e zemrës shkon sot tek mjekët dhe personelin shendetësor, që po sakrifikon me vetëmohim për të shpëtuar jetë, duke sakrifikuar gjithçka, shpesh edhe vetë jetët e tyre.

Teksa po hyjmë në Vitin e Ri, mbushini zemra tuaja me shpresë dhe besim. Largojeni për disa çaste trishtimin e këtij viti që lamë pas dhe mendoni se ditë më të mira na presin, se një e ardhme më e ndritur është përpara nesh.

Kemi kaluar një vit të vështirë, por gjithsesi ka shpresë. Shpresë dhe besim për një të ardhme më të mirë, të cilën e kemi vetë në dorë.

Ka shpresë për një Shqipëri tjetër. Për një qeverisje ndryshe që kujdeset për qytetarët e punon për ju.

Për një qeveri që garanton uljen e kostos së jetës dhe mundëson hapjen e vendeve të reja të punës për çdo qytetar.

Ka shpresë për ndryshim dhe gjithçka varet prej nesh për ta bërë atë shpresë realitet.

Unë jam plot besim që ndryshimi është i mundur dhe nuk do të ngelet vetëm shpresë.

Ky besim më shtohet kur shoh vendin tonë të bukur, me pasuri e potencial zhvillimi si rrallëkund tjetër në botë. Shoh shqiptarët që nuk dorëzohen kurrë.

Shoh nënat që punojnë ditë e natë dhe që kujdesen për të rritur brezat e ardhshëm.

Shoh të rinj të talentuar, plot me energji e ide të freskëta, që përpiqen t’ia dalin mbanë me çdo kusht.

Një mesazh të veçantë dua t’ju përcjell në këtë fundvit të rinjve dhe të rejave që nga dëshpërimi i pamundësisë presin shansin e parë për t’u larguar. Mos e humbisni kurrë shpresën! Mos u dorëzoni! Asnjëherë mos hiqni dorë nga qëllimet, nga ëndrrat tuaja, sepse një ditë dhe kjo ditë nuk do të jetë e largët, do të gjeni rrugën e suksesit.

Ju shoh dhe jam i sigurt që së bashku do ta bëjmë vitin që vjen, një vit më të mirë për ju dhe për familjet tuaja.

Një vit më të shëndetshëm!

Një vit më të suksesshëm!

Do ta kthejmë 2021-in në vitin në të cilin Shqipëria do të jetë e fortë dhe e mbushur me dhembshuri e kujdes për njëri-tjetrin, dhe ku gjithkush të jetë pjesë e ndryshimit që po vjen.

Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve! Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja! /a.m/NOA.al

Postime të ngjashme

“Kush ka më shumë mandate…”, Bylykbashi tregon si zgjidhet kryeministri pas 25 Prillit

T E

Tërmeti i fortë në Greqi u ndje edhe në Shqipëri, qytetarët në Elasona dalin të trembur në rrugë e sheshe

T E

Zgjedhjet e 25 prillit/ Celibashi: Pajisja e Identifikimit Elektronik demonstrohet në Kukës, e thjeshtë dhe e sigurt

S.B.

Zgjedhjet e 25 prillit/ Meta: Nuk pretendoj të jemi si Danimarka, por të paktën t’i ngjajmë Kosovës. Kush shet votën…

S.B.

Rama ironizon opozitën: Koalicion tragji-komik! Vetë Halim Kosova e tha se ku janë ata në këtë luftë…

S.B.

“Të mbrojmë votën” – Meta: Nëse do funksiononte SPAK, s’do merrja iniciativa

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...