Agjencia Zhurnal.mk

Basha në Lezhë: Rama të hapë rrugën për zgjedhje të parakohshme

Tiranë, 18 nëntor – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua sot me fermerë të qytetit të Lezhës, në vijim të turit “Rrugëtimin për Shqipërinë”.

Kryedemokrati kërkoi bashkimin e qytetarëve për largimin e kësaj qeverie për ti hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme. “Hap rrugën! Nuk është më vetëm opozita, janë të gjithë shqiptarët që e kërkojnë këtë. Bën mirë ti vërë veshin zërit të shqiptarëve dhe të hapë rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore sipas Kushtetutës që janë dhe zgjidhja e kësaj krize të rëndë që ka pllakosur” u shpreh gjatë fjalimit zoti Basha.

Kryetari Basha përmendi vështirësitë e fermerëve për shkak të rritjes së kostos dhe braktisjes nga shteti, dhe se Partia Demokratike do ti ofronte mbështetje dhe zgjidhje të problemeve.

“Bujqësia prioritet në buxhetin e shtetit? Rama jep 120 milion euro për 10 oligarkë, për fermerët vetëm një të dhjetën. Qeveria e PD do ofrojë zgjidhje jo propagandë boshe mashtrimi. As në Japoni nuk ndërtohen 17 km rrugë me 300 milion euro, siç ndërton kjo qeveri në Milot-Balldre. Prandaj nuk ka para për fermerët dhe pagat më të ulta në rajon. Buxheti i shtetit po të administrohet mirë ka mundësi të mbështesë fermerët dhe jo të gjithë lekët të shkojnë për një grusht oligarkësh” u shpreh kreu i PD.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...