Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Basha pas vizitës në Lundër: Tashmë shqiptarët e dinë se me programin e PD fiton familja dhe gjithë shqiptarët

reu i PD, Lulzim Basha ka komentuar vizitën e tij të fundit në Lundër të Tiranës ku u takua me familjen në nevojë të Ramazan Lecit.

Basha thotë se Leci e njohu me situatën e vështirë, mungesën e ndihmës nga shteti, teksa shumica e familjeve shqiptare në zonat rurale kanë të njëjtin fshat.

Nga ana tjetër lideri demokrat siguron se shqiptarët e dinë që me programin e PD fiton familja dhe gjithë shqiptarët. Ai nuk harron edhe një mesazh për kryeministrin ”Më 25 prill, Shqipëria fiton dhe Edi Rama humb!”.

STATUSI NGA LULZIM BASAH

Sot vizitova familjen e Ramazan Lecit në Lundër të Tiranës, për të diskutuar programin e Partisë Demokratike për familjen. Gjatë bisedës Ramazani më njohu me situatën e vështirë ekonomike të familjes së tij. Njerëz që nuk i kanë mbetur kurrë shtetit borxh, nuk e shohin dorën e ndihmës as në ditët më të vështira. Shumica e familjeve shqiptare në zonat rurale kanë të njëjtin fat. Paguajnë taksa, paguajnë çdo faturë që u shkon nga qeveria dhe bashkia, dhe në këmbim nuk marrin asnjë shërbim apo ndihmë.
I shpjegova Ramazanit se si programi ynë e vë familjen në qendër të tij dhe sesi do t’i japë fund shpërfilljes së kësaj qeverie për familjet shqiptare. Ne do ta nisim mbështetjen me familjen që në hapat e saj të parë. Do të financojmë 100% interesat e kredive për shtëpi për 5000 çifteve të reja çdo vit. Për çdo të porsalindur do të japim 30 mijë lekë të vjetra/muaj deri në moshën 5 vjeç. Për fëmijët në moshë shkollore, ne angazhohemi të sigurojmë tekstet falas, shkollë gjatë gjithë ditës dhe ushqim në shkollë. Dhe për 90% të studentëve ne do të financojmë 100% të tarifës së studimit.
Tashmë shqiptarët e dinë se me këtë program fiton familja shqiptare, fitojnë të gjithë shqiptarët. Më 25 prill, Shqipëria fiton dhe Edi Rama humb!

Postime të ngjashme

Zjarret në vend, Basha nxjerr fotot: Punonjësit e emergjencave dhe ushtria me mjete rrethanore, Rama përdor helikopterin e ushtrisë për udhëtime

D V

Zjarret në Gjirokastër, ndihmë ajrore nga Gjermania

D V

Viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, reagon Basha, akuzon Ramën

D V

Zjarret në Shqipëri, ushtria dhe banorët bëhen bashkë – shuajnë flakët me kova uji

D V

Situata me zjarret në Shqipëri, Peleshi thirrje banorëve: Dilni sa më parë nga banesat

D V

Shqipëri, 344 shoferë të arrestuar në muajin korrik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...