Shqipëri

Basha përkujton 74-vjetorin e lëvizjes së parë antikomuniste: Ky model na udhëheq ende

Zhurnal Ads

Kryengritja e Postribës, e njohur ndryshe edhe si lëvizja e parë antikomuniste në Shqipëri shënon këtë të mërkurë 74-vjetorin.

Në përkujtim të kësaj rezistence, kryedemokrati Lulzim Basha shkruan se 8 shtatori i vitit 1946 shënon nisjen e rezistencës së popullit shqiptar kundër diktaturës.

Lideri demokrat tha se mbi 60 persona u mori jetën regjimi komunist, ndërsa dhjetëra të tjerë u dergjen burgjeve.

Basha theksoi mes të tjerash se Shqipëria nuk do të mund të ecë përpara dhe kokëlartë pa respektuar dhe nderuar ata që u sakrifikuan padrejtësisht për lirinë dhe prosperitetin e saj.

“8 shtatori i 1946-s është një ditë e veçantë dhe e nderuar në historinë e Shqipërisë. Ajo shënon nisjen e rezistencës së popullit shqiptar kundër diktaturës dhe përpjekjen mbarëkombëtare për t’u bashkuar me familjen europiane së cilës i përkasim. Si çdo përpjekje për t’u larguar nga kthetrat e regjimit famëkeq komunist, kryengritja e Postribës shënoi edhe një plagë e dhimbshme në trupin e kombit tonë. Shtypja e saj e përgjakshme nga makineria terroriste e regjimit të Enver Hoxhës, do të mbahet mend gjatë për dhimbjen dhe shkretimin e familjeve të rëndësishme të elitës shoqërore, intelektuale e morale të Shqipërisë, si familjet e Jup Kazazit, Osman Haxhisë, Idriz Tahirit e Abdullah Sahitit.

Vetëm në ditët e para të kryengritjes komunistët pushkatuan pa gjyq 28 vetë në Postribë. Pushkatimet dhe përndjekjet u shtrinë edhe në Shkodër, Mirditë, Pukë dhe Malësi të Madhe. Mbi 60 personave u mori jetën regjimi komunist. Dhjetëra të tjerë u dergjën burgjeve dhe lanë eshtrat në galerat e errëta ku u shtrënguan të punojnë të uritur dhe të etur. Mijëra të tjerë vuajtën dënime të padëgjuara me burgim, tortura në hetuesitë e regjimit dhe dhimbje për vitet e vjedhura dhe familjet e humbura një herë e përgjithmonë.

Sakrifica e malësorëve martirë për lirinë e Shqipërisë që sapo kishte hyrë në kapitullin më të errët të historisë së saj, mbetet dhe sot përmasa më e plotë e përpjekjeve të shqiptarëve për të qenë pjesë e pandarë e qytetërimit dhe dinjitetit europian.

Ky model na udhëheq ende, teksa ithtarët e diktaturës, tentojnë të na rikthejnë në një regjim ku pushteti politik dhe ekonomia janë përqendruar në pak duar, dhe fati, mirëqenia, punësimi e jeta e njerëzve varet nga një grusht njerëzish.

Shqipëria nuk do të mund të ecë përpara dhe kokëlartë pa respektuar dhe nderuar ata që u sakrifikuan padrejtësisht për lirinë dhe prosperitetin e saj. Shpreh bindjen se betejën e tyre për ta bërë Shqipërinë europiane, do ta përfundojmë së bashku. Lavdi përjetë heronjve të Postribës”, shkruan Basha.

Postime të ngjashme

Naftëtarët protestë për pagat/ Përplasen me policinë para Ministrisë së Energjitikës

admin

Operacioni ndërkombëtar “Bosfori”/ Sekuestrohen 1776 armë ilegale nga Turqia, kontrolle edhe në Shqipëri

S.B.

Shahini publikon videon: Hyrja dhe dalja nga shkolla, sipas rregullave të distancimit social dhe fizik. Nga orari tek dezinfektimi, si do funksionojë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...