Shqipëri

Basha: Rama do të emërojë kryebashkiake Milva Ekonomin për vjedhjen e 100 mln eurove

Zhurnal Ads

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha denoncoi sot planin e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e Emirjana Sakos nga posti i kryebashkiakes së Durrësit, me qëllim emërimin e deputetes Milva Ekonomi.

Gjatë një konference për mediat nga selia blu, Basha tha se kjo lëvizje do të vijë për nënshkrimin e koncensionit për inceneratorët, që kap shumën e 100 milionë eurove.

Sipas Bashës, Sako nuk e firmos këtë “skandal”, dhe kjo është arsyeja se përse Rama do ta zëvendësojë atë me Milva Ekonomin.

“Ai e ka mendjen vetëm si të vjedhë shqiptarët, jo t’i ndihmojë”,-tha kryedemokrati Basha. “Po bëhet gati plani që Milva Ekonomi të japë dorëheqjen nga deputete dhe të emërohet në krye të bashkisë së Durrësit, për të nënshkruar koncesionin që do të donte 100 milionë euro për inceneratorët.

Kryebashkiakja aktuale nuk e firmos këtë skandal dhe Rama do ta zëvendësojë atë, sepse ai e ka mendjen vetëm se si të vjedhë shqiptarët, jo t’i ndihmojë. A do të ndryshojë ky plan i Ramës pas këtij denoncimi? Këtë na mbetet ta shohim!”- u shpreh më tej Basha.

Postime të ngjashme

7 emigrantë në makinë, policia arreston dy të rinj

T E

Tërmeti/ Soreca publikon videon: Një vit më pas kujtojmë 51 viktimat dhe solidaritetin e BE! Tani të punojmë për të ndërtuar së bashku

S.B.

Tërmeti 4.5 ballë/ Ministria e Mbrojtjes jep informacionin zyrtar: Epiqendra në Cërrik

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...