Basha: Reeker më kërkoi largimin e Sali Berishës nga PD

“Vendimi im më i drejtë për PD dhe për familjen Berisha”

 

Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha ka sqaruar para grupit parlamentar demokrat vendimmarrjen për përjashtimin e Sali Berishës nga partia. Burime nga selia blu bëjnë me dije se kryedemokrati është shprehur se ky vendim është marrë në të mirë të partisë, për të mos përçarë demokratët.

Para anëtarëve të grupit, Basha ka zbardhur edhe kërkesat që i janë drejtuar nga diplomatë të lart amerikanë kohë më parë duke deklaruar se kur ka ardhur në seli zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën dhe Azinë, Philip Reeker, i ka kërkuar të përjashtojë Sali Berishën dhe nuk pranonte asnjë negociatë.

Sipas Bashës, ky vendim personal i tij për një nga figurat kryesore të kësaj partie është vendimi më i duhur për doktor Berishën dhe familjen e tij. Kreu i PD-së gjithashtu ka deklaruar se për çështjen Berisha ka edhe shumë detaje të tjera, me të cilat ai është njohur nga amerikanet, por që nuk kishte ndërmend t’i bënte publike.

Vendimi i Bashës shkaktoi debate në mbledhjen e parë të grupit të partisë demokratike, ku deputetet Flamur Noka, Tritan Shehu, Bujar Leskaj, Oerd Bylykbashi dhe Edi Paloka dolën kundër vendimit të kryedemokratit dhe disa prej tyre ditën e sotme e priten dhe shoqëruan gjatë hyrjes në Parlament.

Related posts

Nis puna për projektin e rrugëve në Veri, Rama publikon pamjet

D V

Rama: Nisin fluturimet drejt Zyrihut e Stambollit nga Aeroporti i Kukësit

D V

Edi Rama: Zjarrvënësit prapa hekurave

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More