Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Basha s’është liruar nga Berisha që do pronësinë e përhershme të PD”/ Topi: ‘Lufta’ për të ruajtur karrigen e tij

Kontestimi i rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, por nga ana tjetër futja në parlament, për Bamir Topin, është e gjitha një lojë e kryedemokratit Lulzim Basha për të ruajtur karrigen e tij duke qenë se në korrik do të bëhen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, duke mos pasur asnjë shpresë te kjo e djathtë, Topi tha se gjërat në PD po shkojnë gjithnjë e më keq, e për këtë bën fajtor Sali Berishën. Për Topin, Ky i fundit kërkon që të ketë pronësinë e përhershme të PD-së dhe për këtë “në ndihmë po i vjen Basha”.

“I njoh këto zgjedhje dhe më duket melodi e vjetër që pas çdo humbje tentohet të justifikohet dhe ajo që unë po shoh, gjithë ajo lëvizje që duket si fushatë e dytë brenda pak ditësh nuk ka për qëllim që të deliigjitimojë rezultatin, faktin që janë shprehur ndërkombëtarët zgjedhjet janë legjitime, Basha po bën një fushatë në funksion të vetes dhe po tenton që të mbajë të ngrohtë anëtarësinë që do marrë pjesë për votimet për kryetar në korrik. Nëse ti nuk i njeh zgjedhjet, ti do duhet të shkosh në të njëjtin gjest të mos njohjes së parlamentit. Këta nuk e thonë këtë, thonë nuk njohin zgjedhjet, por do futen ne parlament. Ndonëse çdo opozitë tenton që të bëjë rotacionin, por mendoj që suksesi më i madh i kësaj drame është rifutja në institucione. (…)Basha ekskluzivisht po ruan karrigen e tij. Gjithçka luhet në ekgzocentizëm, por ka edhe dikë që është në hije ose jo, Basha nuk është liruar nga shefi i tij politik (i referohet Berishës). Dikush mund të thotë që Basha ka fituar autonominë, por interpretimi im është ndryshe, aty gjërat po shkojnë keq e më keq se nuk janë çliruar nga ajo psikozë që e ndjek PD prej shumë vitesh, që është një individ që do pronësinë e përhershme PD-në”, tha Topi.

Postime të ngjashme

Vetoja bullgare/ Ja kur i vjen sërish mundësia Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE-në!

Dafina Vidishiqi

900 mijë vaksinime antiCOVID në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Ikën nga hoteli të pakënaqur nga kushtet, pronarja i zë rrugën çiftit me fëmijë të vogël

Dafina Vidishiqi

Mes bukurive magjepsëse të maleve të Leskovikut, kyeministri Rama publikon pamje nga agroturizmi i shumëkërkuar

Bekim Laçi

Këshilli Europian, sot fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Bekim Laçi

Energjia eolike, “Washington Post”: Shqipëria diversifikon prodhimin e energjisë elektrike me bazë ujin

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...