Basha takim në biznesin në Farkë: Mbështetje me taksën e sheshtë 9%

nga D. V.

Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha zhvilloi sot takim në një punishte hekuri në zonën e Farkës, ndërsa vijon fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Basha diskutoi me sipërmarrësit rreth problematikave që përballen bizneset sot dhe zgjidhjeve që ofron programi i Koalicionit Euroatlantik.

Basha tha se politikat e qeverisë në 12 vite nuk janë bërë për të mbështetur ekonominë.

Ai shtoi se programi i Koalicionit Euroatlantik do të ofrojë një sistem më të drejtë dhe mbështetje për bizneset me taksën e sheshtë 9% dhe bizneset e vogla jo më shumë se 1% e xhiros vjetore. Sipas tij, një tjetër masë do të jetë reduktimi i inspektorëve që janë kthyer në gjobaxhinj për bizneset dhe çdo gjë të bëhet në bazë të analizës të riskut.

Basha gjithashtu theksoi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë si element kyç për zhvillimin ekonomik të vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More