Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Basha takime me qytetarët në Fier: Më 25 Prill do sjellim ndryshimin edhe për socialistët

Kreu i PD Lulzim Basha ndodhet sot në Fier, ku është pritur nga qytetarë e mbështetës. Kreu i PD ka folur para tyre duke iu bërë thirrje në radhë të parë të mbajnë maskat dhe respektojnë distancën.

“Të mbajmë maskat, të mbajmë distancën, por ama ta çojmë edhe më larg frymën e shpresës. Bashkë do fitojmë, bashkë Shqipëria do fitojë, Fieri do fitojë”, tha Basha mbi një makinë.

Teksa ka vizituar një bar-kafe, kreu i PD premtoi çlirimin nga çdo stres i këtyre 8 viteve.

“Plani ynë do bëjë të mundur stabilizimin e gjendjes që të mos detyroheni të mbyllni qepenat. Një ditë pozitive bashkimi më 25 prilli. Do ju çlirojmë nga çdo stres dhe çdo problem i këtyre 8 viteve. Të gjithë bëhemi bashkë më 25, ta çlirojmë vendin nga e keqja dhe të sjellim pozitivitet”, tha Basha.

Ndërkohë që në rrugë i ka dalë përpara dhe një vajzë e re, e cila tha se ishte e zhgënjyer nga PS dhe kryeministri Edi Rama.

“Jam një ish-socialiste e zhgënjyer. Nga këta manipulatorë. Nga një kryeministër që ka 8 vite dhe thotë kjo ishte gjysma e rrugës sonë. Jam Kamela Troka”, tha gruaja. Basha i premtoi se do unë do punojë për të gjithë, edhe për socialistët./K.B/NOA.al

Postime të ngjashme

Nga 20 Qershori Gjermania heq kufizimet me Shqipërinë

Bekim Laçi

Zbardhet propozimi i Kadillit për Kryesinë: Të ndërtojmë një PD të bashkuar dhe fituese

Bekim Laçi

Braçe kritikon mediat greke, për javë të tëra vutë shqiptarët në shënjestër

Bekim Laçi

PD mbledh sot Kryesinë, zbardhet mesazhi i Bardhit

Bekim Laçi

Vijojnë punimet për stadiumin e Kukësit, Rama: Gati në shtator me kushte dinjitoze

Bekim Laçi

Mbyti gruan dhe fajësonte shqiptarët, arrestohet greku

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...