Maqedoni

Bashkëpunim më intensiv në mbrojtje, punët e brendshme dhe ekonomi, paralajmëruan Xhaferi dhe Toman

Zhurnal Ads

Shkup, 4 shtator, zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot në kabinetin e tij e pranoi ambasadorin e Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mirosllav Toman.

Në takim, siç ka informuar Pres shërbimi i Kuvendit, Xhaferi shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme që vendi ynë e pranon nga Republika e Çekisë për integrimet euroatlantike dhe evropiane. Ai po ashtu e informoi ambasadorin Toman për angazhimin e pritur të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut në drejtim të pandemisë dhe masave për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, për masat ekonomike për mbështetjen e popullatës dhe përgatitjen e strategjisë për fillimin e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian, si tre prioritete kryesore të veprimit.

Ambasadori Toman nga ana tjetër, e ka përgëzuar Xhaferin për zgjedhjet parlamentare të zbatuara me sukses, për formimin e institucioneve dhe për rizgjedhjen e tij në funksionin e Kryetarit të dhomës ligjvënëse. Ai theksoi se edhe në të ardhme Grupi i Vishegradit do të jetë ndër mbështetësit më të zëshëm të aspiratave të vendeve të Ballkanit Perëndimor për fitimin e anëtarësisë në Bashkimin Evropian. Ai paralajmëroi bashkëpunim më intensiv në fushën e mbrojtjes, punëve të brendshme si edhe ekonomisë.

Xhaferi dhe Toman siç theksohet në kumtesë, kanë vlerësuar se dy vendet do të vazhdojnë me bashkëpunimin me frytshëm si edhe deri tani.

Postime të ngjashme

Dështim i BDI-së në Qeverinë “Zaev-2” mbi autostradat që na lidhin me Shqipërinë dhe Kosovën!

R ZH

Zaev në takim me Rot: Vazhdon bashkëpunimi i shkëlqyer me Gjermaninë

Z H

Pançev: Kjo është e vërteta e miliona eurove në Bankën Eurostandard

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...