Bashkëpunim me universitetet prestigjioze, Rama sot drejt Spanjës për miratimin e memorandumit

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë ditën e sotme drejt Spanjës, me ministren e Arsimit Evis Kushi. Në fokus të këtij udhëtimi do të jetë arsimi, për bashkëpunimin e universiteteve shqiptare me ato spanjolle, si një nga objektivat e qeverisë “Rama 3”.

 

Pas Spanjës, kryeministri Edi Rama niset direkt për në Slloveni, ku në 6 tetor organizohet samiti BE-Ballkani Perëndimor, për të ardhmen Europiane të Ballkanit si dhe qëndrimi që do të mbahet në raport me Maqedoninë e Veriut.

Bashkëpunimi me universitete prestigjioze jashtë vendit është artikuluar më parë edhe nga ministrja Kushi, e cila është shprehur se bashkëpunimet nuk do të jenë vetëm në kuadrin e programeve të studimeve të përbashkëta apo të dyfishta, por do të shtrihet në të gjitha aspektet e jetës universitare dhe akademike, me projekte të përbashkëta, me shkëmbime studentësh e pedagogësh, lidhjen me tregun e punës etj.

Related posts

Qendër për strehimin e azilantëve, Xhaçka: Përgënjeshtrim i menjëhershëm i lajmit të rremë

D V

KLP vendos sot për fatin e prokurorit Maksim Sota

N E

Gafa e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit në kërkesën drejtuar Metës e Xhaçkës: Shpallni Soreca-n ‘Non Grada’

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More