Bashkëpunimi dypalësh, Hoxha pret ambasadoren e Kanadasë

nga D V

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti sot ambasadoren e Kanadasë, Elissa Goldberg me të cilën bisedoi rreth bashkëpunimit dypalësh, me fokus në çështjet e sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar.

Ministri Hoxha kërkoi intensifikim në çështje të bashkëpunimit policor, sidomos sa i përket shkëmbimit të informacionit midis strukturave për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Ai nënvizoi rëndësinë e koordinimit dhe mbështetjes në fushën e sigurisë kibernetike dhe teknologjisë së informacionit, zbatimin e letër-porosive e çështjeve të tjera të zbatimit të ligjit.

Ambasadorja shprehu gatishmërinë për mbështetje të Kanadasë ndaj Shqipërisë për çështjet me interes të përbashkët si lufta kundër krimit të organizuar, pastrimi i parave, problemet e migracionit, si dhe për trajnimet profesionale dhe efektive të Policisë së Shtetit.

Hoxha vlerësoi si të rëndësishëm komunikimin dhe takimet midis strukturave të policisë së të dy vendeve.

Në takim u vlerësua fakti se Shqipëria dhe Kanadaja bashkëndajnë angazhimin dhe vlerat e përbashkëta për të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.

Ambasadorja Goldberg gjithashtu e uroi ministrin Hoxha për detyrën e re si një nga detyrat më të rëndësishme të shtetit, duke i uruar një mandat të suksesshëm e rezultativ.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More