Takim Mickoski – Sela – Gashi, të bashkuar kundër koalicionit LSDM-BDI

Shkup, 27 gusht – Sot, në zyrën e deputetëve të koalicionit Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA u zhvillua një takim mes partive opozitare në vendin tonë, në prag të zgjedhjeve lokale.

 

Ishin kryetarët e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, të cilët e pritën në takim kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Tema e këtij takimi ishin zgjedhjet e ardhshme lokale dhe mundësia për bashkëpunim opozitar midis këtyre partive, me motiv kryesor luftën kundër krimit dhe korrupsionit në komunat e udhëhequra nga LSDM-BDI.

Tre kryetarët theksuan se duke u nisur nga raporti i Transparency International, sipas të cilit Maqedonia renditet në vendin e 111-të, vend ky më i keqi deri tani, bashkëpunimi i opozitës është i pashmangshëm, në mënyrë që njësitë e vetëqeverisjes lokale të çlirohen nga qeverisja korruptive, nga harxhimi jotransparent i të hollave të qytetarëve dhe keqpërdorimi i pushtetit nga qeverisja LSDM-BDI në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Prandaj, siç konstatuan tre kryetarët e partive, është e nevojshme të bashkëpunohet në mënyrë që komunat të jenë institucione në shërbim të qytetarëve, me zhvillim lokal të fortë dhe të barabartë ekonomik, me mbështetje buxhetore për decentralizimin në fushat e arsimit, kulturës dhe sportit, si dhe me përpjekje më të mëdha për të qenë komuna të gjelbërta të cilat do të sigurojnë ajër të pastër dhe do të mbrojnë mjedisin jetësor.

Për të artikuluar më mirë zërin opozitar si dhe për të përfaqësuar sa më mirë interesat e të gjithë qytetarëve në nivel lokal, tre kryetarët, duke theksuar këto parime, vendosën për bashkëpunim dhe mbështetje reciproke të kandidatëve për kryetarë komunash. Bashkëpunimi do të thotë që partitë e përmendura nuk do të kandidojnë për kryetar komune në komuna të caktuara dhe do të mbështesin njëra-tjetrën, ndërsa në komunat e tjera do të konkurrojnë me të gjitha partitë e tjera.

Mënyra dhe detajet e bashkëpunimit do të bien dakord nga degët komunale të tre palëve.

https://www.facebook.com/zhurnal.mk/posts/10158790519622499

Qendra e Komunikimit e:
VMRO-DPMNE
Aleanca për Shqiptarët
AlternAtivA

Shkup, 27.08.2021

Related posts

Arsovski: Përgatitjet për regjistrim vazhdojnë me ritëm të përshpejtuar

Z H

Pjesë të disa komunave të Shkupit nesër pa energji elektrike

D V

Pavleski: Kompanitë vendore të marrin pjesë në garën për “Go Global”, aplikimi është pa pagesë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com