Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Bashkëpunimi i thelluar në BP në linjë me Procesin e Berlinit

Zhurnal Ads

Në një video-takim mes kryeministrit Rama, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidentit serb Vučić u theksua, se pandemia ka shtuar nevojën për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në Ballkan.

Shkup, 31 tetor – Kryeministri shqiptar Rama, ai maqedonasverior, Zoran Zaev dhe presidenti serb, Aleksandar Vučić zhvilluan të premten, (29.10) një video takim, në kushtet e pandemisë Covid-19  për të rifilluar nismën e thellimit të bashkëpunimit rajonal, të inicuar vitin e kaluar. Në një deklaratë të përbashkët zyrtare, ata theksojnë që “nisma për thellimin e bashkëpunimit rajonal është plotësisht në përputhje me Procesin e Berlinit dhe një bazë e mirë për Samitin e Sofjes”. Deklarata vë në dukje se ”veprimtaritë e kësaj nisme u shtynë për shkak të pandemisë COVID-19, zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi”. “Tre udhëheqësit ranë dakord që kriza e epidemisë ka theksuar nevojën për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe integrimit ekonomik rajonal” theksohet në deklaratën e përbashkët.

Nisma në përputhje të plotë me Procesin e Berlinit

Deklarata e përbashkët thekson se në takimin online, presidenti Vučić dhe kryeministrat, Rama dhe Zaev, u shprehën që “nisma për thellimin e bashkëpunimit rajonal është në përputhje të plotë me Procesin e Berlinit dhe përbën një bazë të mirë për përgatitjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për samitin e ardhshëm për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet në nëntor në Sofje, pasi këtë vit Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut janë bashkëkryesuese të Procesit të Berlinit.”

Zoran Zaev takohet me Ramën para samitit të Ballkanit Perëndimor, 10 nëntor 2019

Pjesëmarrja e 6 vendeve të BP- e rëndësishme

Dakortësia e tre vendeve për rifillimin e veprimtarive drejt bashkëpunimit të thelluar rajonal duket, se është e pamjaftueshme kur është fjala për një nismë në përputhje me Procesin e Berlinit, nismës diplomatike të kancelares Merkel, të nisur në verën e vitit 2014 në Berlin dhe të vijuar me 5 samite të BE për Ballkanin Perëndimor  në Vjenë, Paris, Trieste, Londër dhe Poznan për t’i dhënë impulse të reja procesit të integrimit të rajonit në BE. Udhëheqësit e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut ranë dakord se është shumë e rëndësishme që në nismën për bashkëpunim të thelluar rajonal të marrin pjesë të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor. “Tre drejtuesit ftuan zyrtarisht Kosovën që të bashkohet me nismën për bashkëpunim të thelluar rajonal”, bën me dije deklarata e përbashkët.

Ftesa e sapo bërë është në vijim të kuadrit të përcaktuar në takimin e Uashingtonit mes kryeministrit të Kosovës Abdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Vuçiç, marrëveshjes së nënshkruar për normalizimin e marrdhënieve ekonomike Serbi-Kosovë, në shtator të këtij viti, ku Hoti u zotua t’i bashkohet kësaj nisme. Një vit më parë, kryeministri Rama e cilësoi mos pjesëmarrjen e Kosovës “vetëvrasje në planin ekonomik dhe politik”.

Presidenti Vučić dhe kryeministrat, Rama dhe Zaev ranë dakord po ashtu të ngrenë një grup të përhershëm pune, me përfaqësues zyrtarë nga secili prej vendeve, për të përshpejtuar zbatimin e veprimtarive, për të cilat është rënë dakord në kuadrin e nismës së bashkëpunimit të thelluar rajonal.

Procesi i Berlinit për Ballkanin filloi me konferencën e iniciuar nga kancelarja Merkel më 28 gusht 2014 – pamje nga konferenca e shtypit me kancelaren Merkel, presidentin e atëhershëm të KE, Jose Manuel Barroso dhe kryeministrin Rama

Identifikim i projekteve të përbashkëta rajonale

Sipas tyre nisma e bashkëpunimit të thelluar rajonal mund të përdoret për identifikimin e projekteve të përbashkëta në infrastrukturë dhe axhendën e zhvillimit të rajonit në përputhje me Paketën Ekonomike dhe të Investimeve të BE për Ballkanin Perëndimor. Ata ranë dakort të thellojnë bashkëpunimin edhe në drejtim të politikave të shëndetit publik në kontekstin e luftës kundër Covid-19. Liderët e Ballkanit shpresojnë që së shpejti edhe qeveria e Malit të Zi dhe ajo e Bosnje-Hercegovinës do t’i bashkohen nismës për të rritur liritë, tregtinë dhe sjellë standarde më të mira jetese për të gjithë popujt e rajonit, përfundon deklarata e përbashkët.

Në deklaratën e përbashkët të tre drejtuesve për herë të parë nuk është përdorur termi Mini- Shengeni Ballkanik, sic u quajt vitin e kaluar nisma e inicuar nga Presidenti serb,Vučić, kryeministri shqiptar Rama dhe ai maqedonas Zaev.

Me këtë term u zhvilluan tre samite rajonale, i fundit në Tiranë në dhjetorin e vitit të kaluar, kur nisma e Mini Schengenit Ballkanik u quajt” Berlin Plus” dhe u mbështer nga Komisionit Europian, Departamentit Amerikan i Shtetit, Banka Botërore, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Europiane e  Investimeve 

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Specialja edhe sot interviston Ali Ahmetin

B M

Kyçyk bën thirrje të mos humbet mundësia për Maqedoninë e Veriut deri në fund të vitit, Zaharieva nuk heq dorë

E.E.

Të Gjelbrit evropianë: Negociatat me Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë sa më parë

E.E.

Personat me nevoja të posaçme ftojnë institucionet t’ju sigurojnë kushte për jetë

T E

Ndalohet grupimi i më shumë se 4 personave në ambiente të hapura

T E

Mirçe Axhioski zë vendin e Durlovskit në Parlament

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...