Agjencia Zhurnal.mk.

Bashkëpunimi me policinë çeke, Veliu: Më shumë siguri për përdoruesit e rrugës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtues madhor Ardi Veliu priti në takim delegacionin e lartë të policisë çeke, të kryesuar nga zv.ministri i Punëve të Brendshme të Republikës çeke Jiří Nováček, presidenti i policisë çeke, gjeneral major Jan Švejdar, ambasadori i Republikës së Çekisë në Tiranë Jaroslav Ludva dhe oficeri ndërlidhës i policisë çeke Adriatik Shino.
Gjatë takimit Veliu ka falënderuar ambasadorin dhe presidentin e policisë çeke, si dhe oficerin e kontaktit të policisë çeke pranë Policisë së Shtetit, për mbështetjen dhe ndihmën që policia çeke i ka ofruar deri tani Policisë së Shtetit.

Bashkëpunimi gjatë sezonit turistik tregoi edhe njëherë se kur ka vullnet, por mbi të gjitha besim mes dy policive, eliminohen pengesat dhe burokracitë, duke sjellë një rezultat në interes të qytetarëve të të dy vendeve.

Radarët e ofruar nga ana e Policisë çeke, gjatë sezonit turistik, si dhe shkëmbimi i eksperiencave gjatë muajit gusht, me patrullat e Policisë çeke për Rendin, të cilat ishin prezente në disa qytete bregdetare, solli më shumë siguri për përdoruesit e rrugës dhe qytetarët çekë që frekuentuan vendin tonë gjatë sezonit turistik, kur ata përballeshin me patrullat e përbashkëta të Policisë” – tha Veliu.

Related posts

Arrestimi i tre ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Vangjeli: Këta kanë bërë një gafë të madhe, kanë menduar se

Xh M

Ish-kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa paraqitet në SPAK

Xh M

15 vjet në NATO – Meritë e Berishës, apo e konjukturave dhe lobimit të SHBA?

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy