Bashkëpunimi mes shkencëtarëve e qeverive, i rëndësishëm për gjurmimin e origjinës së virusit

Gjurmimi i origjinës së virusit të COVID-19 është një problem shkencor që kërkon bashkëpunimin e shkencëtarëve të tërë botës dhe përpjekjet e përbashkëta e bashkëpunimin e qeverive dhe të popujve të të gjitha vendeve. Kështu shprehet ambasadori kinez në Danimarkë Feng Tie në një artikull të publikuar  në uebsajtin e gazetës “The Copenhagen Post”, pasi televizioni danez “TV2” transmetoi një dokumentar mbi gjurmimin e origjinës së koronavirusit.

 

Duke i kushtuar vëmendje të madhe studimit mbi origjinën e virusit, Kina ka marrë pjesë aktivisht në bashkëpunimin global me një qëndrim të hapur dhe të bazuar në shkencë, dhe ka përkrahur e ka zhvilluar bashkërendim me OBSh-në, tha Feng.

Raporti i përbashkët nga OBSh-ja dhe Kina “ka dëshmuar që është një raport i vlefshëm dhe me autoritet, që mund t’u qëndrojë provave të shkencës dhe historisë. Çdo përpjekje për përmbysjen ose shtrembërimin e përfundimeve të raportit të përbashkët studimor është rezultat i manipulimit politik dhe i mosrespektimit të shkencës e të shkencëtarëve nga pjesë të ndryshme të botës,” vëren ambasadori.

Në të njëjtën kohë, artikulli thekson se Peter Ben Embareku, kryetari i misionit të gjurmimit të origjinës së virusit të COVID-19 të OBSh-së në Kinë, tha se mediat përkatëse i shtrembëruan opinionet e tij, duke i nxjerrë fjalët e tij jashtë kontekstit.

Embareku “e ka përkrahur gjithmonë raportin e misionit të përbashkët Kinë-OBSH mbi studimin e origjinës,” thekson ambasadori kinez në Danimarkë në artikull.

Related posts

Johnson: Kujdes, pandemia nuk ka mbaruar ende

D V

Merkel: Nuk ka datë për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

D V

Vaksina Johnson&Johnson efektive kundër variantit Delta

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More