Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Bashkëpunimi rajonal si faktor i rëndësishëm për rimëkëmbjen e turizmit

Shkup, 22 janar – Zakonet e  udhëtimit  kanë ndryshuar nën ndikim  të krizës Kovid-19. Turistët udhëtojnë në grupe më të vogla, në vende më pak hulumtuese si parqet nacionale, malet dhe vendet rurale dhe duan të hulumtojnë  përvoja lokale dhe ushqim. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë  pasuri të tilla natyrore dhe traditë, ky është moment i rëndësishëm për bashkëpunim të përforcuar rajonal.

Deri në përfundimin e tillë erdhën më shumë se 100 përfaqësues  nga sektori privat dhe institucionet për promovim dhe mbështetje të turizmit nga disa vende të rajonit, të cilat morën pjesë në ngjarjen  virtuale njëditëshe “Rrjetëzimi rajonal dhe bashkëpunimi në turizëm si faktor i rëndësishëm në rimëkëmbjen e industrisë në post-Kovid erën”.

“Si pjesë e kësaj ngjarje, u caktuan 53 takime direkte prej të cilave vetëm 26 u realizuan, që u mundësoi bizneseve turistike nga rajoni t’i prezantojnë  shërbimet e tyre turistike, ekskursionet, pakot,  kapacitetet akomoduese, të ndajnë përvoja dhe të realizojnë bashkëpunim për promovoim në nivel rajonal, dhe si të lidhen me  qeveri të ndryshme dhe institucione joqeveritare,  profesionistë në këtë sektor,  organizata dhe asociacione të biznesit me qëllim të rimëkëmbjes më të lehtë nga kriza e shkaktuar prej pandemisë  Kovid-19”, informojnë nga Agjencia për  promovim dhe mbështetje të turizmit.

Në ngjarjen e cila u mbajt dje, morën pjesë përfaqësues nga vendi, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Ukraina si vend mysafir. Ishte prezantuar edhe oferta turistike, me theks të veçantë në turizmin aktiv dhe dimëror. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Në manifestimin “Dita e Republikës” në Krushevë, në prezencën e Ahmetit dhe Grubit gjuha shqipe u la në “harresë”, reagojnë funksionar të BDI-së

R Zh

Vuçiç: Serbia është e gatshme të nisë helikopterët për të shuar zjarret në Maqedoni

Z H

Angellov: Nevojitet reformë e plotë e sistemit për menaxhim me kriza

Z H

Deputetët ikin për pushime, zgjedhjet lokale do të shpallen më 6 gusht

Z H

RMV/ 37 raste të reja me Covid

Z H

Hoxha në takim me vreshtarët për blerjen e rrushit dhe problemet e vreshtarëve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...