Bashkëpunimi tejkalon shumë ndryshimet midis Kinës dhe Bashkimit Evropian (BE), tha Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi gjatë një bisede telefonike të martën me ministrin slloven të Punëve të Jashtme Anze Logar.
Nuk ka asnjë konflikt interesash themelore midis Kinës dhe BE-së dhe bashkëpunimi tejkalon shumë dallimet midis dy palëve, tha Wang, duke theksuar se si Kina dhe BE-ja mbështesin me vendosmëri shumëpalësinë, rolin qendror të Kombeve të Bashkuara në çështjet ndërkombëtare dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me mjete paqësore.
Wang tha se Kina dhe BE-ja duhet të forcojnë dialogun dhe shkëmbimet dhe të sigurojnë një mjedis të drejtë dhe jo-diskriminues biznesi për ndërmarrjet e dy palëve në frymën e barazisë, përfitimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të favorshëm.
Sllovenia do të marrë presidencën e radhës së BE-së në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm. Kina shpreson që Sllovenia ta shfrytëzojë këtë mundësi për të nxitur procesin e integrimit evropian, zhvillimin më të madh të marrëdhënieve Kinë-BE dhe bashkëpunimin e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, tha kryediplomati kinez.
Logar shprehu shpresën që presidenca e radhës e vendit të tij të shërbejë si një rast për nxitur agjendën e trajtimit të ndryshimit të klimës dhe mbrojtjen e biodiversitetit për të forcuar bashkëpunimin me Kinën dhe për të nxitur më tej partneritetin gjithëpërfshirës strategjik BE-Kinë.
Diplomati i lartë slloven vuri në dukje se Kina luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e çështjeve botërore, duke shtuar se asnjë sfidë globale nuk mund të trajtohet pa pjesëmarrjen e Kinës.