Bashkëshortja e Milan Radojiçiqit po intervistohet në polici

nga D V

Bashkëshortja e Milan Radojiçiqit, Ema Radojiçiq aktualisht ndodhet në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës.

Sipas burimeve të Telegrafit ajo është duke u intervistuar nga hetuesit policorë në veri nga departamenti i Krimeve të Rënda në prani të avokatit të saj.

Ende nuk dihet nëse ajo është paraqitur vetë në polici apo është arrestuar nga organet e vendit.

Ndryshe, Milan Radojiciq është i dyshuari kryesor për sulmet më 24 shtator në Banjskë edhe pse ai kishte pranuar publikisht organizimin e sulmit, megjithatë vazhdon të jetë i lirë pasi është larguar nga Kosova pas sulmit. Ai pas 24 shtatorit dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More