Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Bashkia tregon provat: PD qesharake, ngatërroni Lulin hallexhi me Lulin e 4 vilave

Paraditen e kësaj të martë, PD akuzoi bashkinë e Tiranës dhe kryebashkiakun Veliaj se në shkelje të ligjit, me paratë e rindërtimit po shpërblen militantët e partisë në pushtet duke u ndërtuar banesa të reja, ndonëse kanë një ose më shumë banesa të tjera.

Ina Zhupa tha se shtetasi Lulzim Ali Aga po përfitonte nga rindërtimi në Vaqarr ndonëse ai kishte edhe katër prona të tjera.

Mirëpo i menjehershëm ishte reagimi i Bashkisë së Tiranës që ka dhënë prova të cilat sipas saj, dëshmojnë mashtrimin e selisë blu.  Zyra e medias në bashkinë e Tiranës tha se PD është bërë qesharake më së shumti sepse në këtë rast shtëpia në këtë zonë po I rindërtohet shtetasit Luli Shaban Aga dhe jo shtetasit Lulzim Ali Aga sic pretendon PD.

Në një deklaratë qesharake të publikuar sot, një spikere e PD-së pretendoi se shtetasi Lulzim Ali Aga nga Vishnja e Vaqarrit, ka përfituar nga programi i rindërtimit dhe po i rindërtohet shtëpia, ndërkohë që sipas saj, ai zotëron 4 prona të tjera.Lulzim Ali Aga mund t’i zotërojë pronat që pretendon PD-ja, por ky shtetas nuk ka aplikuar asnjëherë për të përfituar nga programi i rindërtimit dhe për pasojë, Bashkia e Tiranës nuk po i ndërton atij shtëpinë.Në Njësinë Administrative Vaqarr në datën 21 shkurt 2020 ka aplikuar shtetasi Luli Shaban Aga, shtëpia e të cilit është klasifikuar e kategorisë DS5, për rindërtim. 

Bashkia e Tiranës akuzoi PD se e ka bërë të rrugës tashmë mashtrimin nëpërmjet ndryshimit të identitetit të banorëv e të Tiranës, vetëm për interesa të momentit.

Njësoj si në rastin e Tatjanës nga Njësia 4, të cilës Lulzim Basha dhe Partia Demokratike i ndryshuan identitetin dhe e bënë Fatime, për të mashtruar qytetarët e Tiranës, edhe sot Luli Shaban Agës i ndërruan identitetin dhe e kthyen në Lulzim Ali Aga për të fabrikuar gënjeshtrën e radhës.Por, me sa duket, PD-ja ka ngatërruar Lulin hallexhi të tërmetit me Lulin e 4 vilave pas tërmetit.

Postime të ngjashme

“Rindërtimi, po ecet me ritëm optimal”/ Rama: Basha s’ka fuqi të lërë gjumin e të dalë në terren!

S.B.

Basha rikonfirmon premtimin për Teatrin Kombëtar: I qëndroj firmës që kam hedhur! Do të ndërtohet siç ishte, aty ku ishte

S.B.

“Na e shkul veshin”, Rama zbulon si e priti ftesën Bozo dhe i jep një porosi “live”. Inxhinierja: Do bëj gjithçka për popullin e vuajtur!

S.B.

Rama e ftoi në PS, kush është Luljeta Bozo, inxhinierja që u bë e njohur pas tërmetit

S.B.

“Mandati më i jashtëzakonshëm”/ Rama: Morëm dy goditje që do kishin rrëzuar përtokë një elefant!

S.B.

Rama uron një ditë të buzëqeshur, publikon imazhe nga vaksinimi i të moshuarve në Lezhë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...