Agjencia Zhurnal.mk

Bashkimi Europian ndanë edhe 160 milion euro ndihmë për Maqedoninë e Veriut

Shkup, 12 gusht – Zhurnal.mk – Komisioni Europian ka vendosur që Maqedonisë së Veriut t’i ndajë 160 milion euro nga paketa e ndihmës makrofinansiare, si mbështetje e ekonomisë në vend e cila është prekur nga korona virusi, informon Zhurnal.

I gjithë paketi përfshinë 10 shtete, ndërsa ka vlerën prej 3 miliard eurove dhe dedikohet për menaxhim fiskal dhe transparent, në luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e sektorit finansiar, mjedisin e biznesit dhe menaxhim me papunësinë e të rinjëve.

“Komisioni ka nënshkruar memorandum për mirëkuptim për programe për ndihmë makrofinansiare me tetë partnerë. Marrëveshjet janë pjesë e paketës për NMF prej gjithsej 3 miliard euro për dhjetë vende të cilat janë në procesin e zgjerimit dhe për vende të fqinjëve, me qëllim t’u ndihmohet të shpëtojnë nga kolapsi ekonomik nga pandemia. Implementimi i shpejtë i këtyre programeve është tregues i rëndësishëm i solidaritetit të BE-së në kohë të krizës nga drejtime më parë të papara”, thuhet në njoftimin e dërguar nga Brukseli.

Përndryshe, memorandumet për mirëkuptim janë dakorduar me Shqipërinë, Gjeorgjinë, Jordanin, Kosovën, Moldavinë, Malin e zi, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën, ndërsa dokumentet zyrtarisht janë nënshkruar vetëm me katër prej tyre: Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë dhe Ukrainën. Negociatat po vijojnë me Bosnjën e Hercegovinën dhe Tunisin.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...