Bashkimi Europian thotë se talibanët s’i mbajtën premtimet për qeveri gjithëpërfshirëse

Zëdhënësi i Komisionit Europian, Peter Stano, ka thënë se nuk e aprovojnë kabinetin e përkohshëm të talibanëve, duke thënë se ata nuk e kishin mbajtur premtimin e tyre për të formuar një “qeveri gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese”.

 

“Duke parë emrat e shpallur, kjo nuk duket vërtet si një qeveri gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese .Kjo qeveri nuk është diçka që talibanët premtuan”, tha Stano para gazetarëve në Bruksel dhe shtoi se kjo qeveri nuk arriti të prezantojë mjedisin “e larmishëm dhe të pasur” të Afganistanit, njofton Klan Kosova.

“BE-ja kishte këmbëngulur për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse para se të angazhoheshin udhëheqësit talibanë. Kështu që ne mezi presim të kemi një qeveri në Afganistan, një qeveri e përhershme e cila do të reflektojë këtë parim të përfshirjes dhe do të jetë një organ përfaqësues i shoqërisë afgane”.

Related posts

Mënyrat sesi e ndryshoi botën 11 shtatori

N E

Rritet numri i të infektuarve me Kovid-19 në Francë

N E

Pentagoni: 122 mijë njerëz janë evakuuar nga Kabuli deri më tani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com