Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Bashkimi Evropian kërkon legalizim të objekteve

Shkup, 26 dhjetor, Zhurnal.mk – Legalizimi i objekteve të ndërtuara pa leje ka dëshpëruar shumicën e popullatës në Maqedoninë e Veriut. Premtimi për legalizim të tyre për 1 euro metri katror po zhgënjen qytetarët çdo ditë e më shumë. 

Në fillim të procesit të legalizimit të objekteve të ndërtuara në mënyrë të jashtëligjshme, nga marsi deri në shtator të vitit 2011, janë dorëzuar mbi 360.000 kërkesa. Në afatin plotësues, i cili, u mundësua në fillim të vitit 2016, janë dorëzuar edhe 80.000 kërkesa, që do të thotë se gjithsejtë janë dorëzuar rreth 440 mijë kërkesa për legalizim. Por, nga të dhënat e fundit të publikuara prej institucioneve kompetente tregojnë se deri më tani janë legalizuar rreth 200 mijë objekte duke fituar statusin juridik dhe janë regjistruar në kadastër, shkruan Zhurnal.mk.

Madje një ndër kushtet e Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut është edhe rregullimi i dokumentacioneve të shtëpive, pronave private dhe atyre të bizneseve. Brukseli zyrtar nuk do të lejojë që vendi të bëhet anëtarë i tyre pa pasur një pasqyrë të qartë për adresat e qytetarëve, shtëpive të regjistruara si dhe efikasitet në punën e kadastrës.

Me fonde ndërkombëtare janë bërë një sërë ndryshimesh dhe avancimesh në kadastrën e Maqedonisë së Veriut, duke mundësuar azhurnim të shpejtë të të dhënave dhe qasje elektronike tek kadastra.

Çdo vonesë në përmbylljen e shpejtë të të gjithë lëndëve të hapura nënkupton kokëdhimbje e probleme për qytetarët, por mbi të gjitha edhe vonim e bllokim të integrimit evropian, shkruan Zhurnal.mk.

Postime të ngjashme

“Target-Fortesa”, Sot aktvendimi ndaj ish kreut të DSK-së Sasho Mijallkov

Bexhet Musliu

Edhe partia RDM largohet nga koalicioni “mundemi” i LSDM-së

Bexhet Musliu

Sot protestë për rastin „Monstra“, mbyllen disa rrugë në kryeqytet

T E

Strugë, lagja “Lugina e Gëzuar” kërkon strehim social

Bexhet Musliu

Kumanovë, librat me përmbajtje ofenduese, Shabani: Ka filluar me punë komisioni

Bexhet Musliu

Edhe Lëvizja BESA mund të braktisë anijen e Zaevit?!

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...